Bota

Shumë fëmijë kanë humbur jetën në sulmin ajror të Arabisë Saudite në Jemen

Kombet e Bashkuara njoftuan se shumë fëmijë kanë humbur jetën në sulmin e djeshëm ajror të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (UNICEF) e përshkroi sulmin në qytetin e Hudejit si ‘një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj fëmijëve gjatë viteve të fundit në vend’.

Në deklaratën e bërë nga UNICEF u tha: “OKB konfirmoi se shumë fëmijë u vranë në sulmin në qytetin e Hudejit. U raportua se të vdekurit dhe të plagosurit po nxirren ende nga rrënojat dhe se shumë fëmijë janë zhdukur.”

Në deklaratë sulmi u përshkrua si ‘një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj fëmijëve që nga viti 2015, kur u shtuan konfliktet në Jemen’.

SIPAS DISA BURIMEVE HUMBËN JETËN 16 PERSONA, E SIPAS DISA TË TJERAVE 12 PERSONA

Përderisa Reuters njoftoi se në sulmin e djeshëm të kryer në lagjen ‘E Hadi’ kanë humbur jetën 12 civilë, prej të cilëve 7 ishin fëmijë, një burim sigurie që foli për AFP-në, tha se pas goditjes së ndërtesës ku u mblodh milicia Husi, humbën jetën 12 persona.

Ndërsa, zyrtarët e shëndetësisë dhe dëshmitarët okularë që folën për Reuters, thanë se 12 personat e vrarë ishin nga e njëjta familje.

Koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite deklaroi se po i shqyrton lajmet në fjalë.

Ndërsa, husit deklaruan se pas sulmit, ata kanë zhvilluar një sulm raketash ndaj Arabisë Saudite.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE