Shumica e amerikanëve kërkojnë dënimin e sauditëve

Sipas një sondazhi të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, 60 për qind e amerikanëve kërkojnë që Arabia Saudite të dënohet për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në një sondazh të kryer nga Instituti Harris i porositur nga Universiteti i Harvardit, vetëm 34% e të anketuarve kundërshtuan veprimin e SHBA kundër regjimit saudit për shkak të rolit të saj në vrasjen e kritikut saudit Jamal Khashoggi. Qartësimi i dimensioneve të komplotit të regjimit saudit posaçërisht të princit të kurorës Mohamed bin selman në vrasjen e Jamal Khashogi, ka nxitur një rishikim te marrëdhënieve midis SHBA dhe Arabisë Saudite. Vrasja e Khashoggi ka tensionuar lidhjet e Arabisë Saudite me Perëndimin dhe ka goditur imazhin jashtë shtetit të udhëheqësit të saj de facto, princit të kurorës Mohammed bin Salman. Arabia Saudite ka thënë se princi nuk kishte dijeni paraprake për vrasjen. Pas dhënies së shpjegimeve të shumta kontradiktore, Riad më vonë tha se Khashoggi ishte vrarë dhe trupi i tij u shpërbë, kur negociatat për ta bindur atë për t’u kthyer në Arabinë Saudite dështuan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne