Bota

Shumica e evropianëve duan marrëdhënie më të mira me Rusinë, jo sanksione lufte – Sondazh

Ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon të mbajnë barrën ekonomike të politikës të sanksioneve ndaj Rusisë, një sondazh i kohëve të fundit nga Sputnik ka zbuluar se shumica e britanikëve, gjermanëve, francezëve dhe polakëve duan marrëdhënie më të mira mes Brukselit dhe Moskës.

Instituti francez i Opinionit Publik (IFOP) ka kryer një sondazh për Sputnik, në një përpjekje për të vlerësuar qëndrimin e evropianëve ndaj marrëdhënieve të përkeqësuara mes BE-së dhe Rusisë.

Marrëdhëniet mes Brukselit dhe Moskës morën një kthesë për keq në vitin 2014 në mes të krizës së Ukrainës, duke rezultuar në një sërë sanksionesh ndërmjet shteteve të BE-së dhe Rusisë.

IFOP intervistoi një total prej 3,228 personash nga 18 vjeç e sipër në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani dhe Poloni, duke u bërë atyre një pyetje të vetme: “Si rezultat i sanksioneve dhe kundër-sanksioneve, marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Rusisë dhe BE vazhdojnë të përkeqësohen. A do të donit që marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Rusisë të përmirësohen në një të ardhme e afërt? ”

Shumica dërrmuese e të anketuarve favorizuan përmirësim e marrëdhënieve midis Brukselit dhe Moskës, me 87 për qind të gjermanëve, 85 për qind të polakëve, 79 përqind të francezëve dhe 68 për qind të britanikëve që u përgjigjën me “Po.” Vlen të përmendet se ekonomitë e këtyre katër vendeve janë më të goditurat ashpër nga sanksionet dhe masat kundërshtuese të Rusisë në aspektin e humbjeve ekonomike.

Gjermania ka humbur “dhjetëra mos themi qindra miliarda euro” dhe gati 60,000 vende pune për shkak të sanksioneve anti-ruse. Sipas studimit, 90 për qind e të anketuarve në Gjermani doli se ishin më të prirur drejt marrëdhënieve më të mira me Rusinë. Në Francë dhe Britani të Madhe, të cilat thuhet se kanë humbur 2.1 miliardë dollarë dhe 3.1 miliardë euro respektivisht në eksportet, 82 përqind dhe 71 përqind e të anketuarve preferuan marrëdhënie më të mira midis Brukselit dhe Moskës.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian u përkeqësuan pasi gadishulli i Krimesë u nda nga Ukraina dhe u ribashkua me Rusinë pas referendumit të marsit 2014. Vendet perëndimore, duke përfshirë anëtarët e BE-së, nuk e kanë njohur legjitimitetin e votës, duke imponuar disa raunde sanksionesh mbi Rusinë./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

OPINIONE