Shumica e krimeve të urrejtjes në Suedi kryhen kundër myslimanëve

Bëhet e ditur se 1/3 e krimeve të urrejtjes në internet në Suedi bëhen kundër myslimanëve.

Themeluesi i shoqatës së “Kërkimeve të Krimeve të Urrejtjes në Internet”, Tomas Aberg tha se 1/3 e 767 krimeve të urrejtjes, që janë pasqyruar në polici gjatë vitit 2017-të në Suedi, janë kryer kundër myslimanëve.

Në prononcimin e bërë për televizionin shtetëror të Suedisë (SVT), Aberg shpjegoi aktivitetet e shoqatës së tij joqeveritare.

“Vitin e kaluar në polici u pasqyruan 767 krime urrejtjeje në internet, që kanë ndodhur në Suedi. Nga këto, 1/3 është kryer ndaj myslimanëve. Kurse krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve ndiqen nga krimet e urrejtjes ndaj afrikanëve, hebrenjve dhe romëve” tha Tomas Aberg.

Ai tha se kur në media pasqyrohet një gabim ose një krim i bërë nga një mysliman, afrikan ose një fanatik, grupet e tjera radikale ose raciste bëjnë komente në internet dhe median sociale duke shprehur se kjo përbën një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e popullit. Kjo bëhet shkak për krijimin e një paragjykimi në popull kundër të gjithë atyre që bëjnë pjesë në besimin (fenë) e atij që ka bërë krimin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne