Shvarzeneger i jep leksione Trumpit mbi nazistët

Duke publikuar një videoklip, Arnold Shvarzeneger kritikoi ashpër qëndrimet përkrahëse të presidentit amerikan Donald Trump për grupet raciste dhe neonaziste në Virxhinia.

Ai në këtë klip e fton presidentin Trump të hulumtojë më shumë në lidhje me nazistët. Në fillim, Donald Trump kritikoi manifestimin e neonazistëve dhe grupeve raciste në Charlottville, por një ditë pas këtij manifestimi, u tërhoq nga ky qëndrim dhe deklaroi se edhe racistët, edhe kundërshtarët e tyre ishin fajtorë për trazirat. Në videoklipin e tij, Arnold Shvarzeneger thotë: “Nuk ekziston ektremizëm në të dyja palët. Nuk ekziston urrejtja në të dyja palët. Nëse ti manifeston nën një flamur që simbolizon vrasjen e miliona njerëzve, ti je urrejtës, racist dhe ekstremist. E vetmja rrugë për tu përballur me zërat e urrejtjes është zëri më i fuqishëm i logjikës dhe tolerancës”. Ish guvernatori i Kalifornisë e këshillon Donal Trumpin që mesazhin e tij të ardhshëm t’a përpilojë kështu: “Si president i SHBA dhe si një republikan, hedh poshtë çdo përkrahje për idenë e supremacisë së racës së bardhë. Vendi, ushtria e të cilit triumfoi ndaj ushtrisë së Hitlerit, nuk është vendi i duhur për valëvitjen e flamurit të nazistëve. Partia e Abraham Linkolnit nuk do të përkrahë ata që mbajnë flamurin e luftës së humbur të Konfederatës”. Në përfundim të videoklipit të tij, Shvarzeneger thotë: “ Askush nuk lind me ide plot urrejtje, prandaj nuk është vonë të mësojmë se çdo njeri ka vlerë të barabartë me njerëzit e tjerë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne