Shyqyri Çoku ishte hetues i komunizmit sikur Elizabeta Imeraj dhe Eugen Beci janë prokurorë të amerikanizmit

Gazeta Impakt

Ditën e djeshme në Shqipëri është njoftuar ndarja nga jeta e ish-hetuesi të regjimit komunist Shyqyri Çoku. Çoku është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçari. Ai njihet si hetuesi i At Zef Pllumit dhe dënues i bashkëpunëtorëve të Hitlerit dhe Duçes në Shqipëri.

Gjatë sistemit komunist, Çoku hetoi 92 të dënuar politikë në veri të vendit. Por pavarësisht kësaj, ai u dekorua në vitin 2014 me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran i kategorisë së parë. Vendimi u dha nga Ministria e Mbrojtjes, dhe ky vendim përplasi kryeministrin katolik Edi Rama me ish-kryeministrin musliman Sali Berisha.

Sekorimi i Çokut në vitin 2014 nxiti reaksionin e klerit dhe lobit katolik në Shqipëri të cilët e sulmuan veteranin dhe patriotin Shyqyri Çoku personalisht. Kryeministri katolik Edi Rama, i shpalli luftë personale Çokut ashtu sikur i ka shpallur luftë të gjithë klerit dhe historisë muslimane në Shqipëri, duke i sulmuar muslimanët që nga hoxhallarët e deri te Haxhi Qamili dhe Esat Pashë Toptani. Rama kërkoi falje në 2014 në Shkodër pas dhënies së vendimit për dekorimin e tij nga qeveria Berisha, pasi sipas katolikut Rama, Çoku ishte personi që hetoi dhe burgosi bashkëpunëtorët katolik të fashizmit në Shqipëri.

Hetuesi Shyqyri Çoku ka hetuar gjatë kohës së komunizmit armiqtë e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit sikur At Zef Pllumin, imzot Ernest Çobën, meshtarin Martin Shkurti dhe vëllain e tij. Këtë detyrë ai e ka bërë me ndershmëri në shërbim të Shqipërisë dhe luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar.

At Zef Pllumi, në librin e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, e kishte përfshirë si personazh kyç Çokun, në rolin që ka patur në procesin e hetimit dhe torturës ndaj tij. Çoku ka hetuar edhe Sami Repishtin për aktivitete antikombëtare.

Me rastin e vdekjes së Shyqyri Çokut, reaksioni katolik dhe shumë media shqiptare i janë vërsulur me sharje dhe ofendime hetuesit të vdekur. Ai akuzohet si torturues dhe dënues i klerit katolik në Shqipëri, dhe edhe pse ka vdekur, urrejtja kundër tij nuk po njeh aspak ndalim.

Megjithatë, hetuesi i komunizmit Shyqyri Çoku nuk ndryshon aspak nga prokurorët amerikanistë të Shqipërisë sot, sikur Elizabeta Imeraj, Eugen Beci, apo drejtori i antiterrorit Gledis Nano të cilët kanë hetuar, ndaluar dhe burgosur me dhjetra klerikë dhe besimtarë muslimanë shqiptar në vitet e fundit. Grupi i muslimanëve të njohur si “xhihadistët” të cilët simpatizonin luftën në Siri, në shumë raste janë burgosur dhe dënuar pa fakte, dhe abuzimet kundër lirisë së tyre janë edhe më të kobshme sesa abuzimet me të cilat Zef Pllumi, Ernest Çoba, Martin Shkurti etj hoqën në burgjet e komunizmit. Rasti i Verdi Moravës i cili është dënuar pa fakte, dhe vetëm për faktin se ai ka dërguar një të moshuar në Rinas që të udhëtoj drejt Turqisë, tregon sesa kriminale dhe të kobshme janë dënimet e diktaturës amerikaniste në Shqipëri sot. Dënime që nuk krahasohen me dënimet e kohës së komunizmit.

Ndërsa grupi i klerit katolik bashkëpunoi me armiqtë e Shqipërisë, Gjermaninë naziste dhe Italinë fashiste dhe ishin anti-shqiptarë, imamët e dënuar si xhihadistë nuk i kanë sjell asnjë dëm Shqipërisë, por janë dënuar kot dhe me urdhër të administratës fashiste amerikane e cila i burgosi vullnetarët xhihadistë që ajo vetë i çoi në Siri më parë.

Në burgjet e regjimit amerikan të Shqipërisë sot dergjen me dhjetra muslimanë. Megjithatë asnjë media në Shqipërisë nuk i përkujton ata dhe nuk i dënon persekutuesit e tyre, sikur denoncohet Shyqyri Çoku sot, i cili në kohën e tij dënoi kolaboratorët e nazi-fashizmit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne