Shqiperia

Si e drodhi mbrëmë Rama në Top Story për koalicionin me LSI

Kryeministri Edi Rama gënjeu mbrëmë publikisht kur foli për koalicionin me LSI. Në emisionin Top Story atij iu soll në vëmendje fakti se, në mars të këtij viti, kur ishte pypetur se sa i sigurt ishte për aleancën me LSI, ai kishte thënë: 10.

Por Rama e mohoi këtë.

Balla: Kur bëtë ndryshimet e 4 ministrave, ju pyeta sa i sigurt jeni për aleancën me LSI, më keni thënë 10…

Rama: Unë kam ngritur duart dhe nuk kam thënë 10-n. unë kam qenë dëri në fund për koalicionin me LSI. LSI ka qenë ë ngurtë në këtë, pastaj krijoi një formulë që ishte gjysma e parë për koalicionin dhe gjysma e dytë për çadrën.

Por në mars të këtij viti, Rama deklaroi tjetër gjë në Top Story. Shihni më poshtë videon në faqen e Lapsi.al në minutën 13:20.

Balla: Meqe jemi pak a shumë nga 4 vjetëshi i kontratës politike me LSI dhe Ilir Metën. Nga 1 deri në 10 sa besoni se kjo kontratë do rinovohet?

Rama: Nga 1 deri në 10? Që kontrata me Ilir Metën do rinovohet? Ç’do me thënë, që koalicioni do të vazhdojë…?

Meqë ma bërë kështu pyetjen numëroje vetë…

Balla: 10?

Rama: Numëroj vetë.

Siç mund ta shihni në video, Edi Rama nuk ngre duart për të thënë se s’di gjë, por jep mundësinë maksimale për një koalicion me Ilir Metën.

Ishte koha kur ai e ftonte vazhdimisht LSI –në në publik për të hyrë sërish së bashku në zgjedhje, si garanci për të qenë për një tjetër mandat kryeministër. Ishte periudha e përpjekjeve intensive të Ramës për ta joshur Metën që të mos e braktiste, teksa u kujtonte edhe kritikëve të LSI në partinë e tij se, pa këtë koalicion, “reformat historike” nuk do të ishin të mundura.

Përpara refuzimit të LSI –së për të hyrë në zgjedhje me PS –në, një parti që ajo e kishte akuzuar publikisht si forca që kanabizoi vendin, shpërdoroi paranë publike me koncesionet e dhëna te klientët e kryeministrit dhe që rrezikonte destabilizimin e vendit dhe asgjësimin e opozitës duke hyrë në zgjedhje pa PD-në dhe aleatët e saj, Edi Rama nuk kishte folur ndonjëherë për LSI –në si forca që e pengonte teksa ai drejtonte timonin e qeverisë.

Deri atëherë ajo ishte partnerja e reformave më të mëdha në 25 vjet.

Por me refuzimin e LSI –së për ta vazhduar bashkëjetesën dhe me dashurinë e re të zbuluar tek Lulzim Basha, Edi Rama ka nisur ta demonizojë LSI –në, si partia e mëkateve të 4 vjetëve të një qeverie pa bilanc.

Këto qëndrime të dyfishta në marrëdhëniet me partnerin e vjetër janë arsyeja që e bëjnë kryeministrin të gënjejë publikisht, duke e bërë gjithashtu akoma më të pabesueshëm përballë votuesve të tij.

OPINIONE