Si e ndryshoi bllokada jetën në Katar?

Duke u përballur me presionin diplomatik në rritje dhe me një bllokadë de facto të imponuar nga disa shtete të Gjirit, Katari tani po merret me një sërë problemesh, si mungesa e ushqimit dhe paniku i konsumit.

Më 5 qershor, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe prenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke përmendur mbështetjen e dyshuar të Dohas për terrorizmin. Disa vende të tjera, përfshirë Çadin dhe Senegalin, tërhoqën ambasadorët e tyre nga Doha, ndërsa Jordania dhe Xhibuti thanë se do të reduktonin nivelin e kontaktit diplomatik me Katarin.

Megjithatë, përpjekjet për të izoluar Katarin nuk janë kufizuar vetëm në kanalet diplomatike, pasi Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zbatuan ndalimin e transmetimeve të rrjetit televiziv Al Jazeera me qendër në Katar. Zyrat e transmetuesit në Jordani dhe Egjipt u mbyllën dhe sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, Tel Avivi mund të adaptojë një masë të ngjashme së shpejti.

Ndërkohë, përpjekjet nga disa shtete të Gjirit për të imponuar një bllokadë de facto të transportit kundër Katarit tashmë kanë ngritur shqetësimet se vendi, i cili varet shumë nga importet e ushqimit, mund të përfundojë përballë një mungese të rëndë ushqimore.

Nxitur nga këto shqetësime dhe duke kërkuar të ndërtojnë depot e tyre personale të ushqimit, shumë qytetarë të Katarit u nxituan në supermarkete gjatë orëve të para të bllokadës.


Ky zhvillim gjithashtu ka bërë që Irani të dërgojë pesë aeroplanë mallrash në vend, secili prej së cilëve mbante rreth 90 ton ushqime, dhe tre anije mallrash të ngarkuara me furnizime ushqimore.

Biznesmeni i Katarit, Mutaz al-Hayyat, përfaqësues i Power Holding International, deklaroi gjithashtu se ai ka ndërmend të importojë rreth 4,000 lopë në vend nga SHBA-ja dhe Australia me qëllim që të sigurojë që Katari të mbetet i mirëfurnizuar me produktet e qumështit.

Qatar Airways ra gjithashtu viktimë e rënies diplomatike pasi Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe revokuan liçencën e kompanisë. Zyrat e degëve të kompanisë në këto vende u mbyllën menjëherë.

Akbar al-Baker, CEO i Qatar Airways, deklaroi se kompania ka ndërmend të paraqesë një ankesë pranë Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, dhe ka emëruar Presidentin e SHBA-së Donald Trump si personin përgjegjës për këtë bllokadë.


Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, kjo situatë e paqëndrueshme shkaktoi gjithashtu shqetësime në lidhje me FIFA World Cup 2022, e cila është planifikuar të mbahet në Katar.

Më herët FIFA lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se organizata mban kontakte të rregullta me agjensitë e Katarit përgjegjëse për ngjarjen. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse konflikti diplomatik do të ndikojë më tej në këtë ngjarje futbolli. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne