Tradhti në zemër të pushtetit
ALEKSANDËR DUGIN
Aleksandër Dugin shqyrton se si dorëzimi i Trumpit ndaj neokonservatorëve dhe interesave cioniste çoi në rënien e tij politike dhe se çfarë duhet të mësojë Rusia prej kësaj.
Trumpi u soll drejt shkatërrimit të plotë në zgjedhjet e mesmandatit nga kolona e gjashtë brenda rrethit të tij të ngushtë. Kolona e gjashtë është gjëja më e tmerrshme që mund i ndodhë një vendi dhe një regjimi politik. Ajo ekziston në çdo shoqëri, megjithëse orientimi, struktura dhe varësia e saj nga qendrat e jashtme të marrjes së vendimeve ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Në rastin e Trumpit, ajo qendër ishte Izraeli i Netanjahut. Në raste të tjera, vetë Shtetet e Bashkuara, NATO ose BE-ja luajnë këtë rol. Por mekanizmi themelor mbetet i njëjtë. Brenda elitave, ka gjithmonë nga ata që nuk u shërbejnë interesave të popullit dhe shtetit të tyre, por ndonjë fuqie të jashtme. Dhe rreziku më i madh i kolonës së gjashtë është se anëtarët e saj fshihen pas një fasade besnikërie dhe përkushtimi të plotë ndaj sundimtarit. Kolona e pestë vepron hapur, duke e bërë më të lehtë për t’u identifikuar dhe, nëse ekziston vullneti politik, për t’u shtypur. Zbulimi i kolonës së gjashtë kërkon një ekspertizë të veçantë ideologjike. Thjesht zbatimi i urdhrave dhe respektimi i ligjit nuk mjaftojnë. Këto janë pikërisht mangësitë përmes të cilave kolona e gjashtë depërton në sistem.
Në Shtetet e Bashkuara, lëvizja MAGA oshiloi midis bërthamës ideologjike të populizmit të djathtë dhe neokonservatorëve të aleatuar me cionistët e hapur dhe cionistët “të krishterë”. Populistët kundërshtonin ndërhyrjet e huaja (veçanërisht luftën me Iranin), Shtetin e Thellë dhe klasën e Epsteinit. Neokonservatorët dhe cionistët mbështetën të tria: ndërhyrjet e huaja, pastrimin e figurës së Epsteinit dhe Shtetin e Thellë (të cilin e përbëjnë vetë ata). Fillimisht, të dyja kampet ishin plotësisht besnike ndaj Trumpit. Por populistët mbronin sinqerisht Amerikën, ndërsa neokonservatorët e shihnin atë thjesht si një instrument për të ndjekur një axhendë krejtësisht tjetër. Trumpi hodhi poshtë të parët dhe i besoi të dytëve. Ai pësoi një humbje shkatërruese dhe kumbuese, kryesisht sepse tregoi përbuzje të plotë për atë që donte populli. Populli amerikan kundërshton luftën dhe lobimin e huaj dhe dëshiron që problemet e tij të brendshme të zgjidhen – diçka që Trumpi e la pas dore, duke i përkeqësuar gjërat edhe më shumë.
Prandaj, kjo nuk ishte aspak një aksident, por një pasojë e pashmangshme. Duke vëzhguar këto zhvillime, ne duhet të nxjerrim konkluzionet tona. Kolona e gjashtë jo vetëm që ekziston në Rusi; ekzistencë e saj është e pashmangshme. Pas dekadash ndikimi haptazi pro-perëndimor dhe liberal, ajo është pothuajse me siguri e përhapur gjerësisht mes elitave të Rusisë, ku ka të ngjarë të jetë veçanërisht e rrënjosur.
Ka edhe diçka tjetër: Rusia është shënjestër e një fushate të qëllimshme të luftës në rrjet. Kjo luftë ka shumë fronte dhe përdor metoda të shumta, por arma e saj kryesore është pikërisht kolona e gjashtë. Ajo është instrumenti më efektiv i armikut sepse godet nga brenda, sepse elementi armiqësor është i ngulitur brenda strukturave të pushtetit, brenda vetë makinerisë së qeverisë, dhe jo jashtë saj, në opozitë (e cila mund të mos ekzistojë fare).
Jam i bindur se shërbimet tona të kundërzbulimit i kanë përvetësuar parimet e luftës në rrjet. Tani është koha t’i zbatojnë këto aftësi në shkallën e tyre më të plotë. Pas humbjes katastrofike të Trumpit në zgjedhjet e mesmandatit, ngjarjet në mbarë botën do të marrin një karakter veçanërisht ogurzi. Të gjitha shpresat se situata në frontin ukrainas do të zgjidhet disi vetë janë të papërgjegjshme dhe të kota. Regjimi i Kievit tani do të inkurajohet (Zelensky dhe udhëheqësit e BE-së ishin të bindur se Trumpi po i bënte lojën Rusisë, gjë që në fakt nuk ishte aspak kështu) dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se ku do të çojë kjo. Zelensky e kishte fyer tashmë hapur Trumpin në çdo mundësi gjatë javëve të fundit, i bindur se presidenti amerikan do të dilte thelbësisht i dobësuar nga zgjedhjet e mesmandatit.
Ne duhet të njohim dhe të analizojmë me kujdes gjithçka që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, si dhe atë që ndodhi në zgjedhjet izraelite (humbja e Netanjahut) dhe atë që tani po shpaloset në Evropë (ku gjithçka po digjet).
Një kapitull i veçantë i historisë bashkëkohore ka marrë fund. Mbarimi i një gjëje është fillimi i një tjetre. Ajo që ka rëndësi është që Rusia të marrë pjesë në këtë kapitull të ri si një aktor i pavarur, në mënyrë aktive dhe vendimtare.
/multipolarpress.com














