Si është e mundur që me 1000 skandale këta vazhdojnë të sundojnë

Kujtim Cekani

——

Kamera e Ad Hilës nuk është asgjë përpara telefonit të seksistit të Bellës, Tan Leprit. Nëse menduat se i patët parë të gjitha me videot erotike të Adi Hilës, e kishit gabim! Në telefonin e Tan Leprit fshihet thesari i vërtetë i erotizmit të pushtetit.

Por kush është ky njeri kyç, i fshehur nën fustanin e Ballukut, që vepronte si ajo, por duke u fshehur?

Në skenën e errët të politikës dhe krimit në Shqipëri, Tan Lepri nuk është aq sa lepur, por është sekseri i Ballukut me oligarkët e infrastrukturës, energjisë e jo vetëm.

Njeriu i çantave me miliona lekë kesh, të cilat në emër të Ballukut u dërgoheshin oligarkëve të kompanive private e në dorë të njerëzve për të shitur votën, mund të zbërthejë Kutinë e Pandorës nëse SPAK ka interesin që sekretet e Bela-Leprit të zbardhen, siç është fikja e radarëve nga Vlora dhe SHISH-i për kriminelin Agasi.

Tan Lepri ka luajtur rolin e koordinatorit të bandave të Fierit në shërbim të Belinda Ballukut. Ai gjithashtu ka lobuar për kontrata publike me kompani private, në projekte që përfshijnë hidrocentralet, infrastrukturën rrugore dhe parqet fotovoltaike.

Inkuadrimi dhe ndikimi i Tan Leprit në rrathët e errët të krimit dhe politikës është i jashtëzakonshëm. Në zgjedhjet e majit 2025 në Fier, me bekimin e Belinda Ballukut dhe mbrojtjen aktive të Policisë së Shtetit, ai udhëhoqi një fushatë të hapur të blerjes së votave.

A do të tregojë drejtësia se është e aftë dhe e gatshme të përballet me Tan Leprin, apo ky i fundit, sërish nën fustanin e Bellës, përmes parave kesh qe rrjedhin lumë do të blejë edhe SPAK-un? Nëse SPAK do të veprojë, Tan Lepri do të rrëzojë seksistin Ad Hila.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne