Nertil Lika
Kohët e fundit po qarkullon masivisht nëpër faqe të ndryshme një shkrim që i atribuohet ish-nënkryetarit të KMSH-së, Ermir Gjinishi, me tituj bombastikë si “Mini-xhihadi i financuar nga Turqia” apo “Ndikimi turk po krijon një brez antieuropian”.
Ky shkrim është plotësisht i fabrikuar!
Ndonëse z. Gjinishi njihet publikisht për qëndrimet e tij kritike dhe institucionale ndaj debateve gjeopolitike rreth KMSH-së, fjalori radikal dhe thëniet e mësipërme nuk janë të tijat. Kemi të bëjmë me një skemë klasike manipulimi digjital:
Fjalor i tjetërsuar: Janë marrë teza të debateve publike dhe janë rishkruar me terma nxitës (si “mini-xhihad”, sulme për figurën e Skënderbeut, etj.) thjesht për të krijuar përçarje dhe reagime.
Shpërndarje e koordinuar: Të njëjtat paragrafe bëhen copy-paste sinkron nga faqe të ndryshme anonime, pa asnjë link të një interviste apo shkrimi zyrtar në mediat serioze.
Foto jashtë konteksti: Shkrimit i bashkëngjiten foto të shkëputura nga daljet e tij televizive për t’i dhënë një pamje gjoja “zyrtare”.
Duhet sqaruar se këto faqe nuk kanë rënë pre e ndonjë mashtrimi pa dashje. Ky është një mashtrim i vetëdijshëm dhe i kalkuluar nga rrjete faqesh me agjenda të qarta anti-islame dhe anti-turke, të cilat manipulojnë qëndrimet e personave publikë për të përhapur gjuhën e tyre të urrejtjes dhe për të nxitur përçarje fetare e kombëtare.
Përpara se të bëjmë share apo të komentojmë mbi deklarata të bujshme, le të verifikojmë gjithmonë nëse ato janë thënë vërtet në ndonjë media zyrtare apo në profilet publike të personave në fjalë. Mos bini pre e propagandës apo klikimeve të shpejta!
/fb
















