Si gënjeu Rama një ditë më parë për ‘Task Forcën’ kundër krimit të organizuar

Një ditë më parë gjatë komunikimit javor në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të miratohej ngritja e Task Forcës me agjentët e huaj, që do të merrnin pjesë në operacionin masiv ‘Forca e ligjit’, kundër krimit të organizuar.

Por nëse shikon vendimet e miratuara sot nga qeveria nuk është askund vendimi për ngritjen e kësaj strukture të re. Burime nga Kryeministria thonë se nuk ka qenë gati vendimi për Task Forcën. Thënë kjo, një ditë më parë kryeministri ose ka qenë i painformuar ose ja ka futur kot.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruar në faqen e tij në Twitter: “Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme. #ForcaELigjit”.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne