Si në kohën e Berishës/Ankesat më të shumta për OSHEE, ALUIZNI, hipoteka

Pasi mori kritika në Asamblenë e PS-së për faktin se nuk dha asnjë shifër, koordinatorja për Platformën e Bashkëqeverisjes, Elisa Spiropali, ka vendosur të flasë diçka më konkretisht. Në një intervistë për TemaTv, ajo thotë se problemet më të mëdha që vijnë nga ankesat e qytetarëve janë në agjenci si OSHEE, ALUIZNI dhe hipotekat.

Sigurisht zyrat e ZRPP, pra Hipotekat, Aluizni, OSHE kanë ende probleme të cilat shkaktohen nga një kulturë pune e cila e ka parë qytetarin si të fundit në listë. Procesi i llogaridhënies dhe i bashkëqeverisjes është një proces tërësor analize në të gjithë sektorët. Sigurisht i takon kryeministrit dhe qeverisë të shikojë sektorët e tjerë ku mund apo të ketë ndryshime

tha ajo.

Sipas saj do të ketë analizë dhe filtrim edhe për bashkitë, por ky tregues është shumë i qartë: në institucione që janë gjenerues të korrupsionit, vazhdon e njëjta situatë. E cila duket se jo vetëm nuk është korrigjuar, por madje është përkeqësuar. Kujtojmë këtu se drejtuesi i OSHEE-së, Ardian Çela mori çmimin Bleta Punëtore para dy viteve për menaxhimin më të mirë, ndërkohë që sot rezulton ndër “delet e zeza” të qeverisjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne