Si i përgjigjet Edi Rama pyetjes: “A do të shkarkohet Haki Çako?”

Skandalet në policinë e shtetit kanë drejtuar gishtin nga kreu i saj, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako. I pyetur nëse nga gazetari Artur Zheji, nëse mban përgjegjësi Çako për këto skandale, kryeministri Edi Rama ka anashkaluar pyetjen, por ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e policisë së shtetit.

“As 2, as 3, as 7, dhe as 37 raste si ky i fundit nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekjen dhe rezultatet e arritura nga mijëra të tjerë. Së dyti ne e kemi deklaruar përpara se të dilte kjo çështje dhe të vihej në vëmendje se do të bëjmë Veting në polici. E bëmë si deklaratë më parë. Projekti ka nisur kur ministër është vënë Fatmir Xhafaj. Ambicia jonë është që 8 vjet të kemi një polici që renditet në krah të atyre të BE për standarde. Kurrë nuk kam thënë që ça kemi bërë mjafton. Poligrafi është pjesë e procesit të Vetingut të policisë së shtetit” – tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne