Si përplasen televizionet për imazhin e Lali Erit

Kreu i Bashkisë së Tiranës inaguroi një kënd të ri lodrash për fëmijë dhe si gjithmonë ai u ndoq pas nga kamerat që paguan vetë e që më vonë shpërndajnë kronikat e gatshme në televizione. Por në pasqyrimin e aktivitetit këtë herë u vu re një anomali. Ndërkohë që në Vizion Plus puna e “lali Erit” shkëlqente, në televizionin konkurent Top Channel, që nuk lë rast pa i bërë furça kryebashkiakut, ajo u kalua vetëm me disa fjalë. Natyrisht çdo shikues që i ka lajmet si ushqimin e tij të përditshëm, do të jetë çuditur nga kjo anomali. Por, po të vëzhgohen me kujdes kronikat e ditës së martë (shiko poshtë) kuptohet më lehtë se përse televizioni i parë e fryu tej mase lajmin dhe pse i dyti e fshehu në sekondat e fundit në një kronike ku flitej për kursimin e ujit të pijshëm.

Arsyeja është e thjeshtë:

 

Vizion Plus i dha një minutazh më të gjatë Lali Erit se këtë radhë financues i këndit të lojrave ishte kompania e TV me pagesë Tring, që ka të njëjtët pronarë si Vizion Plus. Dhe Top Channel për të njëjtën arsye pothuajse e zhduku atë, sepse Tring është konkurent në shitjen e kartave me Dixhitalb-in.

Mjafton kjo fabul e thjeshtë për të kuptuar se sa u intereson mediave tona tradicionale informimi i publikut. Mjafton gjithashtu po ajo për të kuptuar se kronikat e “Lali Erit” janë si kronika marketingu për shitjen e këtij malli politik. Por kur rastis që së bashku me Veliajn t’i bëhet reklamë edhe një malli tjetër, atëherë ajo që bën supermeni i bashkisë për fëmijët shumëzohet me zero.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne