Si po e braktisin vendin shqiptarët me origjinë bullgare, shkrimi në AFP

Agjensia e lajmeve AFP ka zbuluar një mënyrë tjetër si po e braktisin vendin shqiptarët. Me pretendimin se janë me origjinë bullgare, shumë prej tyre ndërrojnë nënshtetësinë, marrin një psaportë të re në Sofie dhe më pas emigrojnë drejt vendeve të BE-së. Më shumë se një vokacion i brendshëm për shtetin amë, kjo duket një mënyrë për të shpëtuar nga varfëria që ka kapluar Shqipërinë. Për këtë gazetari ka udhëtuar drejt krahinave ku jetojnë shqiptarët me origjinë bullgare.

SHKRIMI NË AFP

Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket s-I një fshat fantazëm, i braktisur nga banorët që nxitojnë të bëjnë pasaportat bullgare, të vcilat hapin dyert drejt Bashkimit Europian.

Arman Kadriu ka emër shqiptar, por djali 12 vjeçar thotë se është bulgar.

“Nuk dua të rri këtu, të merrem me lopët. Dua të bëhem futbollist” thotë ai i mbuluar me djersë ndërsa luan me një top futbolli, në një rrugë plot pluhur të krahinës së Gollobordës.

“Në Angli me pasaportë bulgare është e mundur” thotë ai, ndërsa nis të flasë me gjuhën tjetër: “Dovizhdane” thotë “Mirupafshim” në shqip.

Bullgartia dhe Shqipëria nuk kanë një kufi të përbashkët. Në projektligjin e ri që po përgatitet në Shqipëri, bullgarët nuk llogariten si minoritet, ndryshe me grekët, maqedonasit apo serbo-malazezët.

Origjina e sllavëve në komunitete të ndryshme në lindje të Shqipërisë ka qenë shpesh e diskutueshme. Fqinjët maqedonas pretendojnë se ato janë etnitet maqedonas.

Por sipas Agjensisë Shtetërore të Bullgarëve Jashtë, që edhe vendos për nënshtetësinë. Familjet bulgare janë vendosur në Shqipëri që në shekullin e pestë dhe pasardhësit e tyre rrjedhin nga diaspora e saj.

Statistika nuk ka por organizatat bulgare në Shqipëri, thonë se janë rreth 100 mijë pasardhës të tyre në Shquipëri.

Edhe Parlamenti Europian bie dakort me këtë. Në shkurt kërkoi nga Tirana që “të drejtat e etnisë bullgare në zonën e  Prespës, Gollobordës dhe Gorës të pasqyrohen në ligj dhe të zbatohen”.  

Rekomandimi “ka rilindur shpresat. Çdo ditë, shtatë apo tetë persona vijnë për të kërkuar shtetësinë bullgare” thotë Haxhi Pirushi.

Ai është në krye të shoqatës “Golloborda e begatë” që nxjerr çertifikata për shqiptarët me origjinë bullgare dhe është e njohur nga qeveria në Sofie.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne