Si të raportojmë dëmtimet e shtëpisë nga tërmeti!

Bilanci zyrtar i qeverisë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit bën fjalë për rreth 12 mijë njerëz të shpërngulur dhe për mijëra pallate dhe ndërtesa të dëmtuara në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Në këtë situatë, problem shqetësues paraqitet nevoja për strehim dhe siguria e banesave. Shumë zona nuk janë inspektuar ende, por qytetarët mund të raportojnë banesat e dëmtuara dhe të informohen se ku mund të strehohen në numrat e telefonit:

  • 069 4114 100
  • 069 4114 101
  • 069 4114 040

Qytetarët, të cilët i kanë të siguruara shtëpitë e tyre, duhet të kontaktojnë shoqëritë e sigurimit për të njoftuar dëmet. Duhet pasur kujdes që njoftimi të bëhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit. Për të gjetur kontaktet apo adresat e kompanive të sigurimeve, mund të klikoni këtu.

Qytetarët që kanë blerë shtëpitë me kredi duhet të njoftojnë bankat në mënyrë që të kërkohet asistencë dhe qartësi për procedurat. Zakonisht, prona e vënë si garanci sigurohet me policë sigurimi përpara çdo kredie. Për të gjetur kontaktet, apo adresat e bankave, mund të klikoni këtu.

Prej ditës së martë portali i qeverisë “shqipëriaqëduam.al” ka ndryshuar funksion duke hapur si mundësi raportimin direkt me foto dhe video të qytetarëve për:

  • shqetësim rreth banesës së dëmtuar
  • nevojë për strehim
  • nevojë për ndihmë mjekësore
  • nevojë për ndihmë ushqimore
  • nevojë për transport
  • nevoja të tjera

Qeveria ka deklaruar se do të ndërtojë 10 mijë apartamente, por nuk ka bërë me dije kostot, detajet, apo formën e prokurimit të këtij projekti.

Ndërkohë nga 1 janari do t’u ofrojë qytetarëve “bonus qiraje” ndërsa për zonat rurale strehim të përkohshëm. Për këtë, është e nevojshme që qytetarët të kontaktojnë njësitë administrative ku banojnë dhe të raportojnë dëmet, në mënyrë që të mos mbeten pa u përfshirë në skemën trajtimit me sistemim apo dëmshpërblim.

Për njësitë administrative, disa kontakte janë si më poshtë:

Këshilli i Qarkut Durrës: 052 23 795; Bashkia Durrës: 052 222 310
Këshilli i Qarkut Tiranë: 042 225 141; Bashkia Tiranë: 0800 0888
Bashkia Kavajë: 055 245 555; Bashkia Kurbin: 053 222 270

Për qytetarët që janë të paprekur nga pasojat e tërmeteve dhe kanë dëshirë të ndihmojnë, mund të angazhohen si vullnetarë duke klikuar këtu./Exit.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne