Si u arrestua ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku?

Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës, prej 6 muajsh në arrati, u arrestua mbrëmjen e 6 korrik, nga policia e Tiranës.

Mësohet se Kajmaku ka shkuar në një spital privat në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak se vuante nga diabeti.

Mjekët kanë njoftuar policinë për praninë e Kajmakut.

Kajmaku, në arrati prej 11 nëntorit 2019, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Ndaj tij ka një urdhër arresti dhe masë sigurie ´arrest me burg´, dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Por në mars 2020, Exit News  postoi foto të Agim Kajmakut duke lëvizur lirshëm në Tiranë dhe Vorë.

Madje në muajt e parë të vitit, Kajmaku është parë duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne