Si u pastrua Damasku plotësisht nga militantët?

Kryeqyteti i Sirisë, Damasku u pastrua plotësisht nga militantët pas 7 vjetësh, si rezultat i përpjekjeve të ushtrisë siriane. Tani thuhet se militantët nga shumë pjesë të vendit u evakuuan dhe u dërguan në qytetin e Idlibit.

Ndërsa konvojet e gjata të autobusëve të mbushura me militantë në Yermuk në jug të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, u larguan nga kampi për të shkuar në Idlib, forcat anti-terroriste të ushtrisë siriane po neutralizojnë edhe militantët e fundit të cilët po tregojnë rezistencë. Në mesin e flamujve të zi të ISIS-it, në gërmadhat e qytetit shihen edhe flamuj të bardhë. Ndërsa ushtria siriane vazhdon t’a shpëtoj nga militantët edhe rajonin Muhayyam el Yermuk në Damask, kryeqyteti është nën kontrollin e plotë të ushtrisë siriane për herë të parë që nga viti 2012. Kjo tregon se ISIS-it dhe kundërshtarëve ushtarakë nuk i’u ka mbetur ndonjë vend për të bërë presion ndaj presidentit sirian, Bashar al Assad.

Sputnik përmblodhi shkurtimisht këtë proces lidhur me atë se si u shpëtua Damasku.

Kampi i refugjatëve Yarmuk në jug të Damaskut, ka qenë nën kontrollin e Fateh al-Sham (ish El Nusra) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ÖSO) që nga viti 2012. Militantët e përdornin këtë rajon për t’u mbrojtur kundër ushtrisë siriane dhe për sulme të ndryshme. Nga ky rajon hidhej zjarrë drejt qendrës së qytetit. Militantët morën nën kontroll edhe rajonet që rrethonin Yermukun. Në veçanti, nën kontrollin e militantëve ishte rajoni El Kadam që lidh kryeqytetin me rajonet në jug të vendit dhe me qytetin Dera dhe ku kalonte hekurudha dhe autostrada M5. Herë pas here, ata sulmonin në pikat më të rëndësishme të kësaj linje transporti.

COBAR SHPËTOI, RA MBROJTJA E MILITANTËVE NË GUTËN LINDORE

Militantët e ISIS-it erdhën në Yermuk në prill të vitit 2015 dhe kështu, u shfaqën mosmarrëveshje mes militantëve në rajon. Më pas, këtyre mosmarrëveshjeve i’u bashkuan edhe grupe të ndryshme. Këto grupe nuk mund të neutralizoheshin për tre vjet, sepse trupat e ushtrisë siriane vazhdonin të luftonin në pjesë të tjera të vendit dhe për këtë arsye Damasku vazhdoi të ishte nën rrethim. Në periudhën mars-prill të këtij viti, gjeneralët sirianë u drejtuan drejt Gutës Lindore e cila ishte nën rrethim nga militantët që nga viti 2012, pas çlirimit të Deyr ez Zor. Ushtria siriane e shpëtoi nga militantët rajonin Cobar, në perëndim të Gutës, në ditët e para të muajit prill. Më vonë, të gjitha mbrojtjet e militantëve në Lindje të Gutës ranë dhe ushtria siriane e çliroi plotësisht rajonin nga militantët. Pjesa lindore e Damaskut u sigurua dhe pastaj u kalua në pjesët jugore të qytetit.

RA MBROJTJA NË YERMUK

Ushtria siriane dha një ultimatum që ISIS të tërhiqet nga Yermuk me 19 prill të këtij viti. Kur militantët refuzuan të tërhiqeshin, ushtria siriane filloi të sulmoj në Haxher-yl Esved, Shejh Zazi dhe Yermuk. Si rezultat i operacioneve, grupet në rajon humbën 150 militantë brenda pak ditësh dhe kështu mbrojtja në Yermuk u prish. Pas të gjitha këtyre, militantët filluan të dorëzohen më 1 maj. Lufta midis ushtrisë siriane dhe militantëve zgjati rreth tre javë dhe për shkak të sulmit të pandërprerë të ushtrisë siriane, ISIS u detyrua të ju përmbushet kushteve të Damaskut. Ashtu si militantët e evakuuar nga rajoni Badiya në lindje të Sirisë dhe rajone të tjera, edhe militantët që erdhën me 20 maj në Yermuk, u dërguan në Idlib. Kështu, lufta 7 vjeçare për Damaskun me militantët, rezultoi me fitoren e ushtrisë siriane.

RADHA NË IDLIB

Një nga provincat më problematike të Sirisë është Idlib. Në këtë qytet janë rreth 30.000 militantë të ISIS-it dhe organizatave të tjera. Javën e kaluar, Forca Ajrore Ruse kreu sulme të ndryshme në pikëmbështetjet terroriste në qytet. Në përgjithësi nuk ka qetësi në qytet. Në mes të muajit mars, pati konflikte midis frontit Tahrir al Suriye dhe Hayat Tahrir al Sham. Këto mosmarrëveshje nuk kanë mbaruar ende dhe militantët kanë filluar të ndajnë fushat e tyre.

LAVRENTYEV THA SE ‘I BESOJMË NDIHMËS SË TURQISË’

Lidhur me çështjen, përfaqësuesi special i presidentit rus në Siri dhe negociatori rus në takimet në Astana, Aleksander Lavrentyev tha javën e kaluar, se po e presin ndihmën e Turqisë për stabilizimin e gjendjes në rajonin Idlib të Sirisë dhe për të parandaluar konfliktet midis qeverisë dhe grupeve të armatosura opozitare.

Lavrentyev, pas përfundimit të bisedimeve paqësore për Sirinë të cilat u zhvilluan në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, tha se “Nëse hyjmë në zonën jokonfliktuale në Idlib, presim ndihmën e kolegëve tanë turq të cilët kanë marrë përgjegjësinë për të siguruar stabilitet dhe qetësi në këtë rajon”, duke vazhduar se: “Më e rëndësishmja është që të parandalohet formimi i ri i fronteve midis opozitës dhe forcave qeveritare, duke përfshirë edhe ilitantët të cilët nuk bëjnë paqe me qeverinë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne