Si Veliaj grabit miliona lekë nga trafikndarëset

Ai nuk ka ditë që të mos shfaqet në televizion, herë duke mbjellë pemë, e herë duke ndjekur punime të ndryshme që po kryhen në Tiranë. Po flasim për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili shfaqet në media si një “superman”, që po tjetërson Tiranën.

Sigurisht, nëse pyet qytetarët, në përgjithësi ata shprehen se vërtet në Tiranë po punohet dhe se kryeqyteti ka pësuar ndryshime të mëdha. Por, përtej asaj që shohim në televizion dhe propagandës së kreut të Bashkisë së Tiranës, ka edhe një anë të errët të këtyre “punimeve”.

Së fundmi, në një hulumtim të kryer nga Tirana Today, zbulohet se këto punime janë thjesht fasada, por jo vetëm: vjedhja e radhës së qytetarëve shqiptarë. Po flasim për trafikndarëset e korsive të biçikletave, të sapovendosura në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në pamje të parë, këto trafikndarëse betoni të kuqe me vija të zeza duken mjaft të këndshme dhe funksionale për çdo qytetar që lëviz me biçikletë.

Por, nëse vëzhgon trafikndarëset të vendosura në rrugën “Dritan Hoxha” nga “Zogu i Zi” te Dogana, ato duken të njëjtat, vetëm se janë të lyera me të verdhë. Në fakt, ato jo vetëm që duken të njëjtat, por janë të njëjtat!

Si mund të ndodhë kjo?

Bashkia e Tiranës duket se ka zbuluar një metodë të zgjuar, por aspak të ndershme teksa ka shkulur trafikndarëset te rruga “Dritan Hoxha”, për t’i vendosur më pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si e ka bërë këtë Bashkia e Tiranës?

Trafikndarëset e vjetra (me bojë të verdhë) janë lyer nga sipër me bojë të kuqe, gjë që e demonstrojnë më së miri fotot dhe videot.

Siç duket në foto, në rrugën “Dritan Hoxha” ka disa trafikndarëse që janë thyer nga përpjekja për t’u shkulur dhe që më pas janë lënë aty. Në shkulje është ndjekur metoda merr tre dhe lër një, ndërsa për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, aty ku janë shkulur është hedhur rërë, por në video duket qartë se si janë shkulur.


Bazuar në vendimin numër 84, të datës 29.12.2016, Këshilli Bashkiak ka miratuar Programin Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2017-2019.

Vendim i Keshillit Bashkiak Tirane Nr 84 Date 29.12.2016
Por, procedura nuk është kryer siç duhet, teksa trafikndarëset janë marrë diku tjetër dhe janë vendosur në një tjetër vend, duke “zhdukur” me lezet fondin prej 4,625,000 lekë, të destinuar për koristë e biçikletave në Bulevardin Zogu I Parë dhe po ashtu fondin prej 6,979,166.67, të destinuar për korsitë e biçikletave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prokurime Bashkia e Tiranes


Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se do ta bëjë Tiranën qytetin e parë që do përdorë më shumë biçikleta në Shqipëri, por shpresojmë që herë tjetër ndërhyrja e Bashkisë për të plotësuar këtë qëllim të mos bëhet duke vjedhur apo mashtruar!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne