Sierra-Leone – Arrin në 810 numri i të zhdukurve nga fatkeqësia e përmbytjeve

Edhe pse kanë kaluar 11 ditë pas përmbytjeve katastrofike në Sierra-Leone, 810 persona rezultojnë ende të zhdukur, njoftoi të enjten zëdhënësi i qeverisë në Fritaun, ndërkohë që bilanci i të vdekurve ka tejkaluar numrin e konfirmuar me 500 persona.

Deri më tani, numri i të zhdukurve ishte zyrtarisht i konfirmuar në 600, edhe pse ai i 810 personave qarkullonte prej disa ditësh nga një OJQ, e cila bashkëpunon në terren me shërbimet e shpëtimit të Sierra-Leones.

“Për herë të parë, kjo shifër u konfirmua nga një burim zyrtar. 810 persona vijojnë të rezultojnë të humbur”, pohoi zëdhënësi i qeverisë, Abdulai Bayratay.

“Ushtria dhe ekspertë të ardhur kryesisht nga Spanja do të vijojnë për një periudhë të pacaktuar kërkimin e trupave të mbetur nën rrënojat e shembura nga vërshimi i dheut dhe i baltës, që u regjistrua mbrëmjen e 13 dhe 14 gushtit”, shtoi zëdhënësi.

Shumica e familjarëve shpresojnë të rekuperojnë trupat e të afërme të tyre për t’i varrosur denjësisht./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne