Silva Bino: Zgjedhjet në universitet nuk duhen mbajtur

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit si pasojë e koronavriusit.

Bino përmes një komenti në statusin e ekspertit Erion Dasho ka theksuar se është e rëndësishme mbajtja e maskave për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Gjithashtu ajo ka theksuar se në këtë situatë pandemie në të cilën ndodhet vendi është e rëndësishme që të mos zhvillohen zgjedhjet në Universitete.

“Mendoj se nuk duhet të bëheshin tani në këtë situatë ose të bëhen totalisht digjitale”, shkruan Bino.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne