Simfonia turke “Galipoli – Regjimenti 57.” magjeps artdashësit në Moskë

imfonia Nr. 2 e kompozitorit turk Can Atilla, titulluar “Galipoli – Regjimenti 57.”, një vepër dedikuar 100-vjeptorit të Fitores së Çanakalasë, u takua me muzikëdashësit në kryeqytetin Moskë të Rusisë.

Në shfaqjen e organizuar në Sallën e Madhe të Koncerteve “Pjotër Çajkovski” nga Ambasada e Turqisë në Rusi dhe Instituti Junus Emre – Moskë, në kuadër të aktiviteteve të Vitit Reciprok të Kulturë dhe Turizmit Turqi-Rusi, ishin të pranishëm ambasadori turk në Moskë, Mehmet Samsar, kompozitori Atilla dhe shumë të ftuar turq e rusë.

Kjo simfoni, kompozuar nga i famshmi Can Atilla posaçërisht për 100-vjetorin e Fitores së Çanakalasë, u interpretua nga Orkestra Simfonike e Konservatorit të Moskës nën drejtimin e dirigjentit të shquar turk, Burak Tuzun, drejtor artistik i Orkestrës Simfonike të Universitetit “Hacettepe” dhe profesor në Konservatorin Shtetëror të Ankarasë.

Ndërsa solistët që shoqëruan Orkestrën Simfonike të Konservatorit të Moskës ishin sopranoja Angela Ahiskal dhe violonçelisti Serdar Rasul.

Performanca u duartrokit në këmbë jo vetëm nga artdashësit turq e rusë, por edhe nga autoritetet e pranishme në koncert, të cilët u shprehën të magjepsur./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne