“Simotra” e vilës se Metës dhe Monikës në Lalz, u shit në Kaliforni për 150 milion dollarë

Ndonëse janë afërsisht të njejta në sipërfaqe dhe modernizim, vila në Lalz dhe sikur të kushtojë 70 milionë euro, është një shumë tepër e madhe për një familje si e Metës dhe Monikës që tërë jetën e tyre kanë qënë vetëm me “rrogë”. SPAK dhe institucionet e drejtësisë së re duhet të investigojnë me patjetër për këtë pasuri dhe pasuritë e tjera marramendëse të Ilir Metës. Është detyrim ligjor dhe do gjejnë xhevahire

Shqipëria nuk mund të arrijë që përmes metodave krahasimore të barazohet me vendet më të zhvilluara, në asnjë aspekt të jetës dhe zhvillimit të vendit. Por ama, në një pikë ia ka arritur të ngjitet lart, madje dhe në nivelin e SHBA dhe vendeve me një ekonomi shumë të zhvilluar europiane dhe më gjërë.

Bëhet fjalë për vilat e qeveritarëve, të cilat për nga shkalla e shpenzimeve, hapësirave dhe luksit kapërcejnë të gjithë parametrat normalë, duke u krahasuar me vilat e supermiliarderëve apo trafikantëve të mëdhenj të drogës dhe “mishit të bardhë”.

Ditën e sotme u emetua në disa portale një vilë fantastike në “Bel Air”, Kaliforni, e cila u shit për 94 milionë dollarë, pasi pronarët bënë një zbritje në çmim prej thuajse 60 milionë dollarësh.

Pra kjo vilë kushtonte plot 154 milionë dollarë, e vetëm mungesa e blerësve bëri këtë ulje. Edhe pse vila fantastike me pamje nga Oqeani Paqësor është një ndër më të bukurat në Kaliforni, ajo qëndronte prej dy vitesh e pa shitur, pasi çmimi fillestar ishte mbi 150 milionë dollarë.

Vila ka 12 dhoma, 21 tualete, 3 kuzhina, 5 bare, një kinema, një sallë për bëoling, një fushë tenisi, një pishinë, një pistë helikopterësh dhe një dhomë ëmbëlsirash të mbushur me karamele me vlerë 200 mijë dollarë.

Shtëpia shitet bashkë me një garazh të mbushur me makina të vjetra, një koleksion madhështor.

Teksa u njohëm me sipërfaqen e kësaj vile, përshtypje na bëri numri i madh i tualeteve apo VC-ve siç e përdorin rëndom shqiptarët këtë emërtesë, dhe mendja na shkoi në Gjirin e Lalzit, ku kanë rezidencat pasunarët tanë të pushtetit.

Më i spikaturi është presidenti aktual Ilir Meta, që bashkë me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, aktualisht kryetare e LSI kanë një vilë supermoderne në Lalz, një “simotër” të vilës së shitur në “Bel Air” Kaliforni.

Vila e Metës dhe Monikës ka 11 tualete (VC) dhe 2000 metër katror oborr, ku palmat janë sjellë me helikopter, ka pishinë, ndërsa pamjen nuk e ka nga Paqësori për nga Adriatiku.

Këto janë elementët shumë dallues të vilës së “sheik”-ut të politikës shqiptare Ilir Meta, të vënë me “mund dhe djersë”, vetëm me rrogë shteti.

Për të hyrë më në detaje, vila e Metës dhe Monikës është dykatëshe dhe me 8 dhoma gjumi ultramoderne, guzhinë të madhe dhe moderne, me sallon të madh, 2 dhoma të mëdha ngrënjeje të arrenduara me pajisje të fjalës së fundit dhe ndërthurur me traditën, një kat parking nëntokë.

Nga brenda vila luksoze e Metës dhe Monikës është arreduar mjeshtërisht, ku vetëm kolltuqet “skavolini” mësohet se kushtojnë 32.000 euro.

Madje sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale, ndërkohë që të gjitha pajisjet e blera janë të fjalës së fundit dhe që kushtojnë mijëra e mijëra euro. Një pasuri e tillë përrallore e Metës të bën të mendosh se është hedhur lek i madh, ndërsa krahasohet me një vilë në Kaliforni që kushton 150 milionë dollarë.

Ndonëse janë afërsisht të njejta në sipërfaqe dhe modernizim, dhe sikur të kushtojë 70 milionë euro, është një shumë tepër e madhe për një familje si e Metës dhe Monikës që tërë jetën e tyre kanë qënë vetëm me “rrogë”.

SPAK dhe institucionet e drejtësisë së re duhet të investigojnë me patjetër për këtë pasuri dhe pasuritë e tjera marramendëse të Ilir Metës. Eshtë detyrim ligjor dhe do gjejnë xhevahire./Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne