Simpatizantët e PKK/PYD-YPG sulmuan ndërtesën e Këshillit të Evropës në Francë

Simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG vazhdojnë sulmet në Evropë.

Këtë radhë në objektivë ishte ndërtesa e Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës.

Rreth 30 përkrahës të terroristëve hynë me dhunë në ndërtesën shtesë, Agora ku vazhdojnë punimet shumë institucione të Këshillit dhe u përleshën me policinë.

Ndërkohë që çudit fakti se si i kaluan simpatizantët e PKK/PYD-YPG barrierat e sigurisë, që hapen me karta magnetike të veçanta në këtë ndërtesë që mbrohet me rrigorozitet, bëhet e ditur se policia franceze ndërhyri me vonesë.

Përkrahësit e organizatës terroriste, që thyen xhamat e ndërtesës, u nxorën nga ndërtesa me ndërhyrjen e policisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne