Simpozium: “Dashuria, qëllimi i ekzistencës tonë”

Zhvillohet simpoziumi: “Dashuria qëllimi i ekzistencës tonë” Departamenti i Shkencave Islame, Bedër, organizoi sot më 31 maj 2017, simpoziumin me temë: “Dashuria, qëllimi i ekzistencës tonë”. Në këtë simpozium referuan studentët e Departamentit të Shkencave Islame, ku fokusi kryesor ishte mbi jetën dhe veprën e katër dijetarëve dhe mendimtarëve të mëdhenj të Islamit. Muhammet Hamza Gyrsoj referoi rreth jetës dhe veprës së Mevlana Xhelaleddin Rumiut, studentja e vitit të tretë Enxhi Hasmeta referoi rreth veprës “E lemja e të Madhit Pejgamber a.s. dhe jeta e tij” të dijetarit Hafiz Ibrahim Dalliu, ku recitoi edhe një poezi të Hafizit me titull “Nji lutje shpirtit te shejtnueshëm të Pejgamberit t’anë”, studenti Abdullah Ziba referoi rreth jetës dhe veprës së dijetarit Mehmet Akif Ersoj, si dhe studenti Enes Karëk referoi rreth jetës dhe veprës së poetit të shquar të botës islame Muhammed Ikbal. Dashuria për Hyjnoren, Islamin dhe Profetin Muhamed (a.s.), si dhe dashuria për atdheun në veprat e këtyre dijetarëve ka qenë fokusi kryesor i kumtesave të mbajtura në këtë simpozium. Aktiviteti u zhvillua në Bibliotekën e Universitetit, ku të pranishëm ishin dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan Tekines, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, Myftiu i Durrësit z. Redin Quku, anëtarë të tjerë të stafit akademik, si dhe studentët e këtij departamenti. Në përfundim të simpoziumit u shpërndanë çertifikata për referuesit nga pedagogë dhe drejtues institucioni të pranishëm në këtë aktivitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne