Simpozium shkencor: E vërteta historike e Esat Pashë Toptanit në rrethimin e Shkodrës!

Të enjten pasdite në sallën e Muzeut Historitk në Tiranë u zhvillua simpoziumi shkencor “Rishikimi i historisë në figurën e Esat Pashë Toptanit”. Aktiviteti u zhvillua nga Shoqata “Tirona Intellectum” dhe kishte një pjesmarrje të gjerë.

Kryetarja e Shoqata “Tirona Intellectum”, Mirela Bogdani u shpreh në fjalën e saj se, një nga misionet e “Tirona Intellectum” është ç’demonizimi i figurave historike dhe patriotike, të përbaltosura nga histografia komuniste e që fatkeqësisht ka vazhduar e tillë edhe në 29 vitet e demokracise! “Historia jonë, qoftë kombëtare, qoftë e Tiranës, e ngjarjeve dhe figurave, është e mbushur me ideologjizime e politizime, shtrembërime e subjektivizma, dhe aspak konform të vërtetave historike bazuar në evidenca dhe fakte shkencore.

Një figurë e tillë është dhe Esat Pashë Toptani, i cili që nga viti 1920 ështeë demonizuar dhe portretizuar si ai që “shiti Shkodrën” dhe me plot etiketime të tjera negative. Për gati 100 vjet të historiseë së Shqipeërisë Esat Pashë Toptani ishte “tradhtari” dhe Avni Rustemi (ai që hapi siparin e vrasjeve politike në Shqipëri) ishte “heroi”! Por historianë dhe studiues seriozë dhe profesionistë, në kërkimet në arkivat botërore kanë gjetur e zbuluar evidenca interesante që hedhin dritë mbi këtë figurë komplekse të historisë së fillimit shekullit të 20-të.

Gazetari  i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, i njohur për suksesin me Faik Konicën (2011) dhe Ismail Qemalin (2012) ka publikuar se fundmi nje libër biografik prej 570 faqesh për Esat Pashë Toptanin ku hidhet drite mbi te verteten historike te Esat Pashe Toptanit ne rrethimin e Shkodres. Ky libër, fryt i një studimi katërvjeçar, për herë të parë i sjell lexuesit një trajtim të paanshëm dhe neutral të Esat Pashës (1864-1920), të cilin autori e karakterizon si njërin ndër personazhet më enigmatikë të botës shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Bogdani.

Me interties u pritën nga të pranishmit e shumtë në sallë dy piktura, kushtuar Esat Pashë Toptanin në Rrethimin e Shkodrës, të piktorit të njohur Adnand Deda.

Gazetari i “Zërit të Amerikës” dhe autori i librit historik kushtuar Esat Pash Toptanit, Ilir Ikonomi, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet vlerësoi figurën e Esat Pashës.

Ikonomi u shpreh se, studimi i Esat Pashës nuk mund të mos mbështetej mbi një burim të shëndoshë arkivor, të pandotur nga rrëfimet gojore dhe nga interpretimet subjektive. Për këtë arsye ai ka kërkuar në shumë arkiva për të nxjerrë një arsenal të tërë dokumentesh pak ose aspak të njohura deri më sot. Por Esat Pasha që na sjell Ikonomi nuk është personazhi statik, që jeton i kyçur në një botë të veçuar, siç e kemi përfytyruar deri më sot.

Ilir Ikonomi solli natyrshëm jetën e Esat Pashës duke na bërë të shohim dhe të prekim mjedisin ku ai jetonte, të kuptojmë psikologjinë e tij. Ai tha se, libri përqendrohet kryesisht në ngjarjet e viteve 1912-1920, periudha më delikate e krijimit të shtetit shqiptar, kur ekzistenca e Shqipërisë ishte vazhdimisht në pikëpyetje.

“Esati rezulton si njeriu ambicioz që nuk e duron tutelën e askujt dhe dëshiron të mbretërojë në një Shqipëri larg ndërhyrjes së Fuqive. Ky ishte thjesht një iluzion në klimën e rivalitetit mes Fuqive europiane për influencë në Shqipëri. Kjo klimë ndërlikohej edhe më shumë nga synimet e fqinjëve ballkanikë për t’i shkëputur ndonjë copë trupit të dobët të shtetit të ri”, u shpreh ndër të tjera Ikonomi.

Ikonomi tha më tej se, Esat Pasha ruajti një hije dominuese në dekadën e parë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Ndërsa të tjerët u bënë figura kalimtare, Esati arriti të qëndrojë dhe të qeverisë sa mundej në një Shqipëri pa institucione dhe pa miq të fuqishëm.

Një ditë, tregon gazetari amerikan Gordon-Smith, duke pirë kafe me Esatin në Durrës, e pyeta për atë që thoshin njerëzit, se pashai sundonte me dorë të fortë. Esati u përgjigj: “Shqipërinë njeriu e qeveris siç mundet e jo siç duhet”. Për disa, ai u bë një pasha i urryer, sepse bashkëpunoi me Serbinë dhe kërkoi ndihmën e saj për të shtypur rebelimin e Haxhi Qamilit. Për të tjerë, ai ishte prijësi që mbrojti Shkodrën, guxoi t’i kundërvihej rebelimit proturk dhe luftoi në anën e Antantës, bllokut fitues në Luftën e Parë Botërore, ndërkohë që rivalët e tij u rreshtuan me fuqinë humbëse, Austro-Hungarinë”, u shpreh Ikonomi.

Në këtë simpozium foli edhe studiuesi Gazmend Bakiu, si dhe Ferdinand Dervishi, autor i dokumentareve te ABC story;  Ervina Toptanin, autore e librit mbi EPT; Xhafer Sadiku, studies dhe autor librash historike./standard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne