Sindikata e Gazetarëve të Palestinës dënoi vendimin për mbylljen e Al Jazeera-s

Sindikata e Gazetarëve të Palestinës ka dënuar vendimin e Qeverisë së Izraelit për mbylljen e zyrës së Al Jazeera në Jerusalem.

“Ky vendim është shkelje e të drejtave të lirisë së shprehjes dhe cenim serioz i të drejtës së qytetarëve për informim”, theksohet në njoftimin me shkrim të sindikatës.

Gazetarët palestinezë i bënë thirrje autoriteteve izraelite që të heqin dorë nga ky vendim.

Qeveria izraelite ka miratuar dje një vendim për mbylljen e zyrës në Jerusalem të rrjetit medial Al Jazeera.

Në fillim të muajit qershor, Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bllokuan marrëdhëniet me Katarin dhe akuzuan për “mbështetje të radikalizmit dhe terrorizmit.”

Blloku prosaudit në mënyrë shtesë dorëzoi listën prej 13 kërkesave që Katari duhet t’i përmbushte për zhbllokimin, ndërsa në mesin e kërkesave është edhe mbyllja e rrjetit medial Al Jazeera, selia e së cilës është në Doha, dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të Katarit me Iranin.

Nga ana tjetër, autoritetet e Katarit mohojnë akuzat, ndërsa kërkesat për zhbllokim i vlerëson si shkelje të papranueshme të drejtës ndërkombëtare dhe lirisë, veçmas lirisë së medias./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne