Sindikata e punëtorëve të Norvegjisë përkrah popullin e Palestinës

Sindikata e punëtorëve të Norvegjisë ka kërkuar nga autoritetet zyrtare të këtij vendi që ta njohin zyrtarisht shtetin e pavarur të Palestinës.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sindikata e punëtorëve të Norvegjisë që është edhe sindikatat më e madhe e këtij vendi, të premten në mbrëmje ka lëshuar një deklaratë dhe ka kërkuar gjithashtu bojkotimin ekonomik dhe kulturor të regjimit sionist. Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Norvegjisë në rrjetin social Twitter ka shkruar: “Qeveria e këtij vendi është kundër bojkotit të Izraelit dhe është e shqetësuar për vendimin e sindikatës së punëtorëve të këtij vendi. Nga ana tjetër, ambasada e regjimit sionist në Oslo ka dënuar miratimin e ligjit për bojkotimin e Izraelit nga ana e sindikatës së punëtorëve të Norvegjisë. Norvegjia në vitet e 1990-ta ishte organizatore e negociatave izraelito-palestineze të cilat rezultuan me marrëveshjen 1993 të Oslos dhe deklarimin e ekzistencës së Autoritetit Autonom të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress