“Sinjale të pastra dialogu”, Gjiknuri flet pas konferencës së OSBE dhe tregon mangësitë e spektrit politik

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në zgjedhore, Damian Gjinkuri ka folur për mediat pas doli nga konferenca e cila u ftua nga OSBE-ja. Ai tha se vendimi i PD-së dhe opozitës për të marrë pjesë në këtë konferencë është sinjal i qartë dhe i pastër dialogu mes palëve.

“Opozita brenda parlamentit është aty, ashtu siç e tha edhe Hajdari se largimi  ka qenë një çështje emocionale. Unë e kuptoj s tensionin që kanë opozita brenda dhe jashtëparlamentare. Tryeza është  sinjali i parë i dialogut mes palëve. Mesazhi doli i qartë se PD  ka vijuar interesimin. Ne duhet të kërkojmë dialog nga të gjitha palët. Vetë Parlamenti ka marrë parasysh edhe elementin e opozitës jashtëparlamentare. Ndërkombëtarët janë pjesë e këtij procesi dhe jam i bindur se edhe pjesëmarrje PD është shenjë pozitive. Unë e thashë se mekanizma  jashtë sistemit parlamentar është e vështirë të ketë, sepse reforma do të votohet  në kuvend. Unë aty përfaqësoj interesat e PS.  Unë kam bërë një ofertë se nëse PD bëhet pjesë e komisionit, unë jam i gatshmë ta ri-shoh pozicionin tim në bashkëbisedim me kryetarin tim. Të gjitha palët akuzohen, kushdo që ka pushtet ka akuza. Ambasadori u shpreh i zhgënjyer me sjelljen. Aktorët nuk dinë të luajnë me rregullat e sistemit. Jemi duke diskutuat këtë çështje, ju siç e patë edhe nga ekspertë, çdo parti ka një qëndrim ndryshe në lidhje me sistemin”-tha ai./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne