Sionistët shkatërrojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor

Zyra e OKB-s për koordinimin e çështjeve humanitare në territoret e pushtuara të Palestinës ka deklaruar se regjimi sionist në javën e parë të janarit të vitit 2020, ka shkatërruar tetë objekte banimi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare të OKB-së në territoret e pushtuara të Palestinës ditën e diele në një raport ka theksuar se shkatërrimi i shtëpive palestineze në dy javët e fundit nga regjimi sionist janë bërë shkak që 26 palestinez të shpërngulen dhe të mbesin pa shtëpi dhe dëmtimi i 29 palestinezëve nga aspekti material.

Sipas këtij burimi, regjimi sionist po shkatërron shtëpitë e palestinezëve gjithnjë me pretekst të mospasjes së lejes së ndërtimit, në kohën kur regjimi sionist nën kurrfarë rrethanash nuk u jep palestinezëve leje ndërtimi për ndërtimin e shtëpive në tokat e tyre./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne