Bota

Sionistët sulmojnë rripin e Gazës

Avionët luftarak të regjimit sionist disa herë kanë sulmuar pozicionet e Rezistencës Palestineze dhe kanë shkatërruar disa shtëpi civile në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë IRNA, avionët luftarakë të regjimit sot në mëngjes kanë bombarduar zonat lindore të rajonit Jabalia në veriperëndim të qytetit Gaza ku kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpitë e palestinezëve në këtë rajon. Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë hedhur edhe tre raketa në rajonin Al-Vaha në veriperëndim të Gazës ku kanë shkatërruar një zonë të madhe të vendbanimeve dhe pronave të palestinezëve. Burimet palestineze kanë deklaruar se pozicionet e Rezistencës Palestineze në perëndim të Bejt Lahija në veri të Rripit të Gazës janë sulmuar me pesë raketa nga avionët luftarakë të regjimit sionist ku si pasojë ka shpërthyer një zjarr i madhe dhe janë shkatërruar shtëpitë e civilëve palestinezë. Njëkohësisht me këtë, anijet luftarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr në drejtim të peshkatarëve palestinezë në brigjet e Rripit të Gazës. Sulmi erdhi në reagim të lëshimit të 3 raketave nga rripi i gazës në drejtim të jugut të Palestinës së pushtuar./parstoday

OPINIONE