Sionistët sulmojnë të burgosurit palestinezë

Në sulmin e forcave të sigurisë së regjimit sionist ndaj të burgosurve palestinezë në burgun Aufar, janë plagosur të paktën 100 persona.

Klubi i të Burgosurve Palestinezë të hënën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka thënë se forcat e sigurisë së burgut Aufar ditën e hënë kanë sulmuar qelitë e të burgosurve palestinezë duke qëlluar ata me plumba me gaz lotsjellës.

Forcat e regjimit sionist ka djegur tërësisht tre qeli të të burgosurve palestinezë dhe kanë rrahur të burgosurit palestinez.

Në deklaratën e Klubit të të Burgosurve Palestinezë thuhet se të burgosurit palestinezë që u plagosen nga forcat sioniste janë dërguar në spital dhe rreth 20 të burgosur palestinezë akoma ndodhen në spital në gjendje kritike.

Sulmi i forcave sioniste në burgun Aufar kundër të burgosurve palestinezë është kryer pasi të burgosurit palestinezë kishin vendosur të hynin në grevë në shenjë proteste ndaj gjendjes çnjerëzore në të cilën po mbahen nga regjimi sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne