Agron Muçaku
Shkruan: Mexhid Yvejsi,
“Ylematë e Gjakovës – mburojë e Kosovës”
Botuar në Gjakovë, janar, 2003
MYDERRIZ HASAN EFENDI NAHI (1905-1991)
Myderriz Hasan Efendi Nahi ishte njëri prej hoxha-llarëve më të ditur dhe më atdhetarë, jo vetëm të Gjakovës, por të mbarë Kosovës. Është djali i Myderriz Islam Efendiut, dijetarit të shquar të Medreses së Madhe të Gjakovës. Lindi më 12 mars 1905, në Gjakovë.
➡️Mësimet e para dhe Medresen e Madhe i kreu në Gjakovë, kurse studimet e larta, nga viti 1930-1934, i kreu në Kajro të Egjiptit, ku diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm.
➡️ Shërbimi: Myderriz Hasan Efendi Nahi, mbasi diplomoi në Kajro të Egjiptit u kthye menjëherë në Gjakovë, por shërbeu më shumë nëpër Kosovë, si në Ferizaj, Prizren dhe më në fund në Prishtinë.
➡️ Nga viti 1935 ishte Myderriz në Medresen e Ferizajt, por predikoi edhe nëpër shumë lokalitete. Një kohë ka qenë drejtor i Medreses “Mehmed Pasha” të Prizrenit, 1943, dhe po në Prizren ishte kryemyfti i Rrafshit të Dukagjinit.
➡️Njëzet vjet(1958-1978) ishte profesor në Medresen “Alauddin” të Prishtinës, derisa doli në pension me nder! Në pension nuk pushoi, por punoi në përkthimin e Kur’anit të Shenjtë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, i cili u botua në vitin 1988 në Prishtinë, në tirazh prej 5 000 kopjesh.
➡️ Në dokumentet sekrete të Beogradit, prej të gjithë ylemave të Kosovës, Myderriz Hasan Efendi Nahi ishte cilësuar si ”ideologu më i rrezikshëm”, ngaqë nuk lejonte kurrsesi që shqiptarët të shpërnguleshin nga Kosova për në Anadoll…
➡️ Kanë mbetur të paharruara fjalët e Myderriz Hasan Efendi Nahit, që ua kishte thënë me guxim të paparë pushtetmbajtësve komunistë, më 1956 , kur e mbyllën Gjimnazin e Gjakovës:”Ma mirë kallni krejt Gjakovën, se ta mbyllni Gjimnazin…”
Veprat e tij në shërbim të fesë, kombit dhe atdheut janë të shumta. Për ato pak është shkruar; mos t’i lëmë për t’u harruar…
➡️ Ndërroi jetë më 5 shkurt 1991 në Prishtinë, në moshën 86 vjeçare. U varros në Gjakovë me 6 shkurt 1991, mbasi iu bënë shërbimet fetare në Xhaminë e Hadumit, e cila ishte mbushur përplot, të ardhur nga mbarë Kosova për ta nderuar këtë fetar, dijetar dhe atdhetar të madh!
Zoti e shpërbleftë me Xhennet! Amin
_____________________
▶️Referenca e librit Ylematë e Gjakovës – Mburojë e Kosovës të autorit Mexhid Yvejesi, bazohet në studimin 15 vjeçar të Historianit Dr. Hakif Bajrami, punim i shkëputur prej monografisë së pabotuar me titull: ” Shpërngulja e Shqiptarëve në Turqi 1950 – 1967,(II), që ishte në Projektin e Institutit të Historisë së Kosovës gjatë viteve 1978 – 1982. Sipas Dr. Hakif Bajramit dokumentohet se; qëndrimet e ulemave të Kosovës ka qenë dinjitoz dhe pothuaj vendimtar në frenimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, që ishte paraparë dhe lidhur në Split më 1953, “Marrëveshja Xhentëlmene Tito – Kyprili”
Të përndjekur kanë qenë 582 hoxhallarë. UDB-ja i kishte ndarë në tri kategori, se cilet janë më të rrezikshëm. Hasan Efendi Nahi konsiderohej si ideologu më i rrezikshëm nga 582 hoxhallarët e përndjekur.
Punimin e tij Dr. Hakif Bajrami e ka botuar në revistën mujore, kulturore, fetare dhe shkencore të Prishtinës, ” Dituria Islame”, nr. 86, nr. 87, dhe 88, dhjetor 1996, dhe janar shkurt 1997, që e boton Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
/fb

















