Siri – 1 i vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmet e regjimit ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib

Në sulmet që regjimi i Esadit ndërmori ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib ka humbur jetën një dhe janë plagosur 14 civilë.

Mësohet se regjimi në shënjestër mori edhe në qendër shëndetësore.

Regjimi i Esadit prej orëve të mëngjesit e këtej po kryen sulme ajrore dhe tokësore ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Bëhet e ditur se zona Kebbine po sulmohet nga ajri, ndërsa nënprefekturat Maaretinuman dhe Kefrenbil në jug të Idlibit, vendbanimi Kensafra, fshatrat Kefer Avid, Sfuhen, Fuleyfil dhe Baarbo janë të ekspozuara ndaj sulmeve nga toka.

Sipas informatave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, në fshatin Baarbo ka humbur jetën një dhe janë plagosur 7 civilë.

Ndërkaq si pasojë e sulmit ndaj një qendre shëndetësore në Maaretinuman u plagosën 7 persona, ku një ishte punonjës i qendrës. Kështu numri i të plagosurve në sulmet e sotme arriti në 14.

Prej nënshkrimit të marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej, nga sulmet e regjimit dhe Rusisë të kryera në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë mbi 1 mijë e 300 civilë.

Numri i të zhvendosurve nga zonat ndaj të cilave ndërmerren sulme intensive për në zonat relativisht të qeta, posaçërisht në zonat në afërsi të kufirit të Turqisë, arriti në 1 milion e 42 mijë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne