Siri – 6 të vdekur nga sulmet e forcave ruse në Idlib

Radari i opozitarëve raporton se avionët luftarakë të Rusisë kanë kryer sulme ajrore në qytetin Marratinuman dhe fshatrat Babila, Alyn Krey, Al-Sirixh dhe Al-Hamidiye, vendbanime këto që ndodhen brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Kurse regjimi i Esadit ka sulmuar nga toka me artileri (mortaja + top + raketa) qytezën Bdiama e fshatrat Kefer Sexhne, Kirisa, Bskala, Sirman dhe Hulube të Idlibit.

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Idlib (Kaskat e Bardha) forcat ruse mbrëmjen e të mërkurës sulmuan fshatin Ayn-Krey të varur nga nënprefektura Marratinuman, ku sipas përcaktimeve të para në këto sulme kanë humbur jetën 6 civilë, 4 prej tyre fëmijë, dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe heqjen e inerteve në vendin e ngjarjes./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne