Siri – 8 civilë humbën jetën në sulmin ajror të koalicionit amerikan

ShBA-ja vazhdon sulmet ajrore kundër forcave të organizatës terroriste, DAESH, e cila po bën një rezistencë të fortë për të mos dalë nga Deyr’uz Zor dhe që tani është shtrënguar keq në fshatin Bagoz.

Sipas burimeve lokale, 3 gra dhe 5 fëmijë, gjithsej 8 civilë, humbën jetën në sulmin ajror organizuar në martën në Bagoz.

Koalicioni nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim në lidhje me ngjarjen.

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK i kishte kërkuar DAESH-it shufrat e arit që kishte vjedhur nga bankat gjatë pushtimit të qytetit irakian Mosul, në këmbim të evakuimit të sigurt të pjesëtarëve të DAESH-it nga provinca. Organizata gjithashtu i kishte kërkuar DAESH-it ti dorëzonte edhe anëtarët e YPG/PKK-së që i mbante peng.

Por terroristët e DAESH-it nuk i kishin pranuar kushtet (e YPG/PKK-së) dhe më 24 janar kishin nisur ofensivën.

Koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja gjithashtu rifilloi sulmet ajrore, të cilat i kishte ndërprerë për të mundësuar negociatat mes dy organizatave terroriste.

Me mbështetjen ajrore të ShBA-së dhe atë tokësore të Francës me artileri, YPG/PKK-ja, që nga 11 shtatori 2018 e këtej po bën sulme për ta nxjerrë plotësisht DAESH-in nga Deyr’uz Zor. Aktualisht, DAESH-i është prezent vetëm në fshatin Bagoz, që ndodhet në rrethinat lindore të provincës Deyr’uz Zor. Kurse në pjesën perëndimore të lumit Eufratit në Deyr’uz Zor janë vendosur forcat e regjimit të Beshar Esadit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne