Siri, Al Kaeda vret militantët e ISIS-it

Në qytetin Idlib të Sirisë, organizata Tahrir al- Sham e udhëhequr nga Al Nusra, krahu sirian i Al Kaidës, ka vrarë udhëheqësit e ISIS-it në formë grupore duke i gjuajtur me plumb.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Ushtrisë së Lirë Siriane (ÖSO), konflikti midis organizatave xhihadiste në Siri po vazhdon me sulme dhe vrasje të organizuara.

Organizata Tahrir al- Sham e udhëhequr nga Al Nusra, krahu sirian i Al Kaidës, ka vrarë 8 militantë të ISIS-it të cilët i kishte zënë para një kohe të shkurtër. Militantët e ISIS-it u vranë nga organizata Tahrir al- Sham sepse këta militantë më parë kishin kishin vrarë anëtarë të kësaj organizate dhe kanë qenë të përfshirë në sulme të ndryshme ndaj tyre.

TË VRARËT JANË NGA KUADROT DREJTUESE

Tahrir al- Sham e cila është aktive në rajonin Idlib të Sirisë, ka vrarë 8 militantë të ISIS-it të rreshtuar pranë njëri tjetrit, të cilët i kishte zënë në qytetin Sarkip të Idlibit. Thuhet se 8 të vrarët janë nga kuadrot qeverisëse në Sirinë veriore dhe se Ebu Ayhem al-Humusi, i cili është ndër të vrarët, është drejtuesi i Humus, Hama dhe Sirisë Veriore. ISIS, muajin e kaluar, në të njëjtin vend, kishte vrarë duke i prerë në fyt 3 militant të organizatës Tahrir al- Sham.

Gjatë dy muajve të fundit, 96 komandant xhihadist u vranë në rajonet Idlib, Afrin dhe Aleppo të Sirisë.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne