Siri – Forcat turke të sigurisë neutralizuan 12 terroristë të PKK/YPG-së

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 12 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët tentuan të infiltrohen dhe hapën zjarr provokues në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dje në jugperëndim të vendbanimit Tel-Abyad që ndodhet në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”, ndaj elementëve të Forcave të Armatosura Turke është hapur zjarr provokues me automjete të ngarkuara me armë të mbrojtjes kundërajrore. Në koordinim me këtë sulm u bë përpjekje për t’u infiltruar nga një drejtim tjetër.

Me anë të mjeteve të zbulimit dhe mbikëqyrjes të stacionuara në rajon është përcaktuar që rreth 10-15 terroristë të PKK/YPG morën pjesë në sulm dhe në kuadër të mbrojtjes legjitime me mjete të mbështetjes me zjarr dhe armë të lehta u qëlluan rrugët e mundshme të arratisjes.

Ndërkohë që u bë e ditur se gjatë kundërpërgjigjes janë neutralizuar 12 terroristë thuhet se në radhët e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe të forcave mike nuk pati viktima.

Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë me aktivitetet e zbulimit, monitorimit dhe të mbështetjes me ndihma humanitare me qëllim të vazhdimit të paqes dhe qetësisë në rajon.

Nga ana tjetër forcat e sigurisë, të cilat vazhduan me ndjekjen e terroristëve brenda dhe jashtë vendit, i dhanë një goditje të rëndë organizatës terroriste YPG/PKK duke neutralizuar 122 terroristë, përfshirë të ashtuquajturin përgjegjës, në operacionet e tyre të suksesshme muajin e kaluar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne