Siri: Izraeli ecën mbi vezë!

Gjeneral brigade Dror Shalom, kreu i divizionit të kërkimit të inteligjencës ushtarake të ushtrisë izraelite, tha se ushtria izraelite po përpiqej të shmangte çdo përplasje me Rusinë pas rrëzimit të një avioni rus në Siri vitin e kaluar.

“Ne jemi të angazhuar në një dialog shumë delikat me rusët,” tha Shalom në një intervistë me të përditshmen izraelite Hayom. Dhe ai shtoi: “Ne nuk po mundohemi të përplasemi me rusët, të cilët janë plotësisht të vetëdijshëm se sa dëme mund t’u shkaktojmë atyre. Ata e dinë që ne nuk jemi flluska. Sidoqoftë, ne mbetemi të kujdesshëm dhe vazhdojmë të ecim mbi vezë dhe me sa di unë kemi një liri të caktuar veprimi”. Dror Shalom tha se Izraeli aktualisht po përballet me një situatë të paqëndrueshme, ku “në fund të fundit, gjithçka është në favor të Iranit”. Ai shtoi se “Irani po transferon potenciale balistike në Siri dhe po riorganizon milicinë e tij” për të luftuar Izraelin në rast të një konflikti me Hezbollahun. Izraeli herë pas here kryen sulme ajrore kundër objektivave në Siri dhe Liban, për të cilat Shalom pretendon se ” i përkisnin Hezbollahut ose Iranit”, por që “këto sulme nuk janë duke dhënë fryte”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne