Siri – Mbështetësit e YPG/PKK-së sulmojnë automjetet e ushtrisë ruse

Ndërsa ushtarët turq dhe rusë ishin duke realizuar patrullimin e përbashkët në Ayn al-Arab, mbështetës të organizatës terroriste u munduan të pengojnë kalimin e automjeteve të blinduara.

Mbështetësit e organizatës dolën para automjeteve të blinduara dhe u përpoqën të provokojnë patrullimin duke vendosur në rrugë blloqe betoni.

Një prej autoblindave ruse mori flakë në pjesën e pasme për shkak të koktej molotovit të hedhur nga mbështetësit e YPG/PKK-së. Automjeti qëndroi për një copë kohë, pastaj vazhdoi rrugën.

Me fillimin e operacionit «Burimi i Paqes» është konstatuar që terroristët në vendbanimet në veri të Sirisë maskohen duke u veshur si civilë dhe përpiqen të provokojnë patrullimet e përbashkëta.

Një nga provokatorët ishte rrëzuar në tokë ndërsa po tentonte të ngjitej mbi autoblindë gjatë patrullimit të përbashkët ushtarak ndërmjet Turqisë dhe Rusisë më 8 nëntor. Qarqet e organizatës terroriste kishin pretenduar se personi në fjalë kishte qenë civil dhe ai kishte vdekur në këtë incident, por në postimet e mëparshme të këtij personi në median sociale ishin gjetur shumë fotografi që tregojnë se ai është një terrorist i YPG/PKK-së. Në këto fotografi terroristi në fjalë duket me rroba civile teksa qëndron në krye të mortajave që qëlluan me predha në tokat e Turqisë dhe teksa i monton dhe bën gati mortajat për qitje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne