Siri-Rusi, sistem i përbashkët raketor

Zv/kreu i forcave aeronautike të Rusisë njoftoi krijimin e një sistemi anti-raketor të përbashkët të Moskës dhe Damaskut.

Sergey Meshcheryakov, në simpoziumin ushtarak ndërkombëtar Army-2017 tha: Sistemi i përbashkët raketor anti-ajror i Rusisë dhe Sirisë do të ndërtohet nga ekspertët e të dy vendeve. Ai rikujtoi se të gjitha misionet ajrore do të kryhen nga ky sistem dhe shtoi sistemi do të përbëhet nga njësia zbuluese ajrore, sistemi raketor Pontsir-S dhe sistemi raketor S-400. Sistemi është projektuar të mbulojë distancën me largesi 400 km në një lartësi prej 35 km. Rusia që prej fundit të shtatorit 2015 me ftesë zyrtare të qeverisë siriane, po bashkëpunon me Damaskun në luftën kundër terrorizmit dhe në këtë kuadër ka krijuar bazën e saj ushtarake Tamim ku ka instaluar njësitet detare, raketore dhe ajrore me avionë bombardues për të sulmuar bastionet e grupit terrorist ISIS dhe fronti Nusra./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne