Siri, të paktën 11 civilë të plagosur në sulmin e YPG/PKK-së gjatë kohës së iftarit

Ministria turke e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të paktën 11 civilë janë plagosur në një sulm me bomba të kryer gjatë kohës së iftarit nga grupi terrorist YPG/PKK në qytetin verior sirian al-Bab.

Ministria turke tha se grupi terrorist shënjestroi një zonë të operacionin “Mburoja e Eufratit”, ku të paktën 11 civilë të pafajshëm u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme kundërterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë, me qëllim për të parandaluar formimin e një korridori të terrorit dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore të vendasve.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne