Siri – Trupat ruse dislokohen në kufirin me Jordaninë

Pas arritjes në marrëveshje për armëpushim mes Rusisë dhe opozitarëve sirianë në Dera, autokolona ushtarake ruse u dislokua në vendkalimin kufitar Nassib në kufirin mes Sirisë dhe Jordanisë.

Qytetet Dera dhe Kunejtra ndodhen në zonën e 4-të të çtensionimit në perëndim të Sirisë të formuar nga vendet garantuese të procesit të Astanës, Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj 2017.

Pas valës së madhe të migrimit të shkaktuar nga sulmet e regjimit opozitarët sirianë arritën në marrëveshje për vendosjen e armëpushimit me zyrtarët rusë.

Sipas marrëveshjes opozitarët sirianë do ti dorëzojnë armët e rënda.

Pas fillimit të zbatimit të armëpushimit opozitarët, të cilët dëshirojnë të largohen nga kjo zonë do të mund të largohen së bashku me familjet e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne