Siri – Ushtria Kombëtare Siriane dha 251 dëshmorë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”

Nga radhët e Ushtrisë Kombëtare Siriane, e cila përpiqet të vendosë sigurinë në zonën e spastruar nga terrori me operacionin “Burimi i Paqes”, prej 9 tetorit e këtej kanë rënë dëshmorë 251 ushtarë.

Ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane vazhdojnë të punojnë në mbajtjen e vijave të para të frontit dhe në punimet e kërkim-vëzhgimit në nënprefekturat Tel-Abyad dhe Rasulayn të spastruara nga terroristët me operacionin “Burimi i Paqes” i kryer nga Forcat e Armatosura të Turqisë.

Gjatë operacioneve antiterror që filluan më 9 tetor kanë rënë dëshmorë 251 ushtarë nga radhët e Ushtrisë Kombëtare Siriane.

Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë këtyre operacioneve u plagosën 760 ushtarë të tjerë, ndërsa 1 ushtar rezulton i zhdukur.

E mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë, Ushtria Kombëtare Siriane gjatë luftimeve ka neutralizuar me qindra terroristë.

Kjo ushtri tregoi pjesëmarrje të gjerë edhe në operacione “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” me emrin “Ushtria e Lirë Siriane” dhe luajti një rol të rëndësishëm në këto operacione.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në deklaratën e tij të bërë më 19 nëntor ka thënë se “Ushtria Kombëtare Siriane përbëhet nga trimat dhe muxhahidët që luftojnë përkrahë me ushtarët turq dhe mbrojnë vendin e tyre kundër atyre që po ngacmojnë dhe sulmojnë vendin tonë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne