Siri – Vazhdojnë sulmet e terroristëve të YPG/PKK-së ndaj civilëve

Në sulmin që organizata terroriste YPG/PKK ndërmori në nënprefekturën Azez të Sirisë ka humbur jetën një civil.

Terroristët e vendosur në vendbanimin Minnag të Tel-Rifatit në territoret e Sirisë përballë Kilisit ndërmorën një sulm ndaj qendrës së Azezit me 8 të shtëna nga topat.

Sipas përcaktimeve të para në këtë sulm, ku krahas predhave të topave u hodhën edhe raketat me raketahedhës shumëgrykësh, ka humbur jetën 1 dhe u plagosën 13 civilë.

Ndërkaq organizata terroriste PKK/YPG në sulmet me mortaja që ndërmori ndaj fshatit XhurnTel-Abyaditka goditur një shkollë. Në këtë sulm u vranë 3 civilë të pafajshëm.

Në këtë sulm të terroristëve së bashku me fëmijë u plagosën edhe 8 civilë të tjerë.

Forcat e Armatosura të Turqisë u kundërpërgjigjën ndaj sulmit me obusë duke i marrë në shënjestër objektivat terroriste./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne