Siri, zbulohen armë amerikane të lëna nga terroristët

Ushtria siriane në vazhdën e operacionit të saj për pastrimin e zonave jugore të vendit nga zgjedha e terroristëve, ka zbuluar armë amerikane të mbetura nga terroristët.

Ditën e martë ushtria siriane ka zbuluar sasi të mëdha armatimesh pordhim amerikan si raketa anti-blind, municione të lehta dhe të mesme, predha, aparate ndërlidhjeje të cilat shfrytëzoheshin nga terroristët në periferi të rajonit Dara dhe Suvejda. Ditën e hënë gjithashtu forcat siriane në periferi të Ganitras dhe Damasku kanë zbuluar disa predha anti-tank, RPG, armë dhe municione të prodhuar në vendet perëndimore kryesisht në Amerikë. Ushtria siriane deri më sot shumë herë ka zbuluar depo me armatime dhe municione prodhim izraelit dhe amerikan në zona të ndryshme të vendit. Sipas raporteve Amerika, regjimi sionist dhe disa vende arabe të rajonit të Azisë Perëndimore kanë shpenzuar 440 miliard dollarë në mbështetje të grupeve terroriste në Siri./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne