Siria i bën thirrje KS të OKB-së të ndalojë krimet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA

Ministria e jashtme siriane i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund krimeve dhe mizorive të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër popullit sirian.

Në dy letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurimit, ministria dënoi sulmin e së hënës nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në lagjen al-Kusur në qytetin Deir al-Zur, i cili mori jetën e 14 civilëve dhe plagosi mbi 40 të tjerë. “Sulmi zbulon rolin “dyshues” dhe “subversiv” të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, pasi koalicioni ishte i vetëdijshëm për praninë e numrit të madh të civilëve në krahinë pasi ushtria siriane dëboi terroristët e ISIS nga zona”, thuhet ne dy letrat. Ministria e Jashtme siriane dënoi përpjekjet “e furishme” të koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të penguar përparimin e Ushtrisë Arabe Siriane dhe aleatëve të saj pas fitoreve të tyre kundër terroristëve të ISIS , veçanërisht në Deir al-Zur. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme ajrore kundër atyre që thuhet se janë objektiva të ISIS në Siri që nga shtatori 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo një mandat i OKB. Aleanca ushtarake është akuzuar vazhdimisht për vrasjen dhe plagosjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile. Ajo gjithashtu ka qenë kryesisht e paaftë për arritjen e qëllimit të deklaruar të shkatërrimit të ISIS. Ministria e Jashtme siriane i përshkroi planet e saponjoftuara të koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të rindërtuar qytetin Raka, si një përpjekje për të mbuluar krimet e tyre “të urryera” në këtë qytet. Koalicioni “nuk do të ketë sukses në konsolidimin e situatës që de facto synon të krijojë në bashkëpunim me agjentët e tij, në një shkelje të rëndë të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe të Sirisë”, theksuan letrat e Ministrisë së Jashtme të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne