Siria dërgon dy letra protestuese në OKB

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të shtunën ka dërguar dy letra për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për kryetarin e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe ka dënuar sulmet e koalicionit amerikan në lindje të provincës Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit amerikan të ashtuquajtur për luftë kundër ISIS dy herë kanë sulmuar qytetin Al-Mejadin në lindje të Dejr Al-Zur ku si pasojë janë vrarë 50 civilë sirianë. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këto letra ka deklaruar se ky sulm është kryer në vazhdën e sulmeve të paligjshme të koalicionit amerikan kundër sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe integritetit territorial të Sirisë që bëhen me pretekst të luftës kundër terrorizmit. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në vazhdim tha se këto sulme nuk kanë rezultat tjetër, përveçse zgjerimin e krizës dhe shkatërrimin e Sirisë, ndërsa theksoi: “Ndërprerja e sulmeve ajrore të koalicionit amerikan në Siri dhe zbatimi i rezolutave të KS të OKB në lidhje me luftën kundër terrorizmit, është një çështje e domosdoshme”. Vlen të theksohet se edhe më parë avionët luftarakë amerikanë disa herë kanë bombarduar objektiva civile në Siri dhe Irak ku si pasojë janë vrarë me qindra civilë. Këto sulme gjithmonë janë përballur me protestën e qeverisë së Sirisë dhe të qarqeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne