Siria i dorëzon Rusisë raketat e pashpërthyera amerikane cruise

Siria i ka dorëzuar Rusisë dy raketa të pashpërthyera të zbuluara pas sulmeve të fundit nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, thonë burimet siriane.

“Dy raketa që nuk shpërthyen gjatë sulmit të raketave amerikane në Siri gjatë natës së 14 prillit u gjetën nga ushtria siriane, të dyja janë në gjendje mjaft të mirë, këto raketa i janë dorëzuar oficerëve rusë “tha një burim në Ministrinë e Mbrojtjes të Sirisë për agjencinë ruse të lajmeve TASS të enjten. Ushtria siriane dërgoi raketat me një aeroplan të mërkurën, shtoi burimi. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ende nuk e ka konfirmuar raportin. Më 14 prill, Presidenti i SHBA Donald Trump së bashku me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kryeministren britanike Theresa May autorizuan një sulm të përbashkët raketor kundër vendeve të dyshuara për prodhimin e armëve kimike brenda Sirisë. Nuk ishte e qartë nëse raketat e zbuluara ishin Tomahavk amerikane ose Skalp/Storm Shadow, të koduara për raketat cruise të zhvilluara bashkërisht nga Franca dhe Britania e Madhe. Megjithatë, ekziston një shans i mirë që raketat ishin qëlluar nga ushtria amerikane, pasi Britania e Madhe dhe Franca gjuajtën vetëm 20 raketa kolektivisht. Disa ditë para sulmit, Trump kishte paralajmëruar Rusinë, mbështetës kryesor i Damaskut në luftën kundër militantëve të mbështetur nga jashtë, se duhet të përgatitet për të hedhur poshtë raketa “të mira, të reja dhe të zgjuara” të SHBA mbi Sirinë.

Pavarësisht nga pretendimet e ushtrisë amerikane se të gjitha raketat goditën objektivat e tyre, Ministria ruse e mbrojtjes tha pas sulmit se 71 raketa u kapën nga mbrojtja ajrore e Sirisë, e cila mbështetet në pajisjet ruse. Kjo është ndërsa asnjë nga raketat nuk u gjuajt në Tartus dhe Hmeim, ku sistemet e mbrojtjes raketore ruse, përkatësisht sistemi i avancuar S-400, janë vendosur për të mbrojtur bazat ruse. Rusia nuk ka përdorur sistemet e veta për të kapur raketat. Rusia thotë se sulmet më të fundit të raketave amerikane kundër Sirisë kanë hequr çdo detyrim moral për Moskën që të mos dërgojë sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore S-300 në Siri. “Ne premtuam të mos e bëjmë këtë rreth një dekadë më parë me kërkesë të partnerëve tanë dhe kemi marrë parasysh argumentin e tyre se kjo do të destabilizonte situatën, pavarësisht se ky sistem (S-300) ishte thjesht një sistem mbrojtës”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov të premten. “Kemi dëgjuar thirrjen e tyre. Por tani nuk kemi asnjë detyrim të tillë moral”, shtoi Lavrov. Më 14 prill, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kryen një sulm me raketa në një numër objektivash në Siri, në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Duma që thuhet se u zhvillua më 7 prill. Siria ka hedhur poshtë ndonjë rol në këtë sulm, i cili është ende duke u hetuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne